Mbrojtësi i Chelseat, Cucurella u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj PSG, në finalen e Kupës së Botës për Klube.
“Jemi krenarë për atë që kemi arritur dhe ku kemi ardhur pas një sezoni të vështirë. Jam i kënaqur me atë që kemi arritur”, – tha ai.
Joao Neves e tërhoqi nga flokët Cucurellan gjatë ndeshjes, me këtë veprim që është komentuar nga vetë lojtari i Bluve të Londrës.
“Është normale në një finale, ka shumë tension. Këto gjëra ndodhin. Ne të gjithë duam të fitojmë”, tha Cucurella.
