Pavarësisht humbjes 1-0 në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Egnatias, trajneri i Breidablik, Halldor Arnason beson te përmbysja e islandezëve në aktin e kthimit.

“Paraqitje e mirë kundër një ekipi të fortë. Më dukej se kishim kontroll të mirë të lojës, kur e hapnim dhe kur e mbyllnim atë, gjë që na ndihmoi goxha. Ishte një ndeshje tipike 0-0, por ndjesia ishte se ne ishim më pranë golit. Natyrisht, goli që morëm në fund, ishte i panevojshëm, por është mirë që e kemi parë ekipin nga afër dhe jemi përballur me ta. Do të jemi shumë të përgatitur për ndeshjen e kthimit të martën. Tani dimë më shumë për ta. Ishte e paqartë si do të dilte ndeshja, sepse e dinim që ishin skuadër e mirë me individë të shkëlqyer. Në përgjithësi, një paraqitje e mirë, por donim rezultat më të mirë.

Kualifikimi- Me durim. Nëse nxitohesh dhe hapesh shumë, ata kanë cilësi individuale për të ndëshkuar. Duhet të luajmë me durim. Edhe përpara duhej të shënonim për të fituar, tani duhet të shënojmë për ta barazuar. Nuk ka ndryshim të madh. Të gjithë e dinë që kur humbet në ndeshjen e parë, duhet të bësh kujdes në të dytën”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb