Probleme për Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares pësoi dëmtim gjatë një pëprlasje me Noslin, në seancën stërvitore të pasdites së sotme, të zhvilluar në Formello.

Lojtari i Lazios, Hysaj u largua nga fusha duke çaluar, me dhimbje të forta në kyçin e këmbës së majtë. Një lajm ky që ka shqetësuar trajnerin e lacialëve, Maurizio Sarri.

31-vjeçari Elseid Hysaj është pjesë e Lazios që nga viti 2021, periudhë në të cilën vinte nga skuadra e Napolit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb