Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci u bën thirrje profesionistëve të bëhen pjesë e administratës vendore.

Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i bashkisë Shkodër fton të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë:

“Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën [email protected]

Ose, mund të aplikoni për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: ëëë.bashkiashkoder.gov.al

Sot, dyert e Bashkisë Shkodër janë të hapura për të gjithë për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake.

“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën.”, shkruan kryebashkiaku Benet Beci.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb