Tensionet situata në Theth, në ditën e fundit të aksionit të qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje. Sot ishte afati i fundit që iu dha banorëve të dy godinave për të çmontuar vullnetarisht strukturat e godinave, deri në orën 18:00 por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Sic shihet nga pamjet, banorët kanë bërë rezistencë duke bllokuar rrugën dhe fadromat e IKMT të cilat kanë nisur ti shembin vetë godinat.
Ky aksion i IKMT-së, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e mbi 100 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve, strukturat shtetërore pritet të tërhiqen nga territori i Parkut Kombëtar.
