Një grup qytetarësh dhe burra të fisshëm nga Mirdita u nisën drejt Thethit, në një akt të fortë solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo iniciativë vjen si shprehje e mbështetjes për vëllezërit tanë të gjakut në Shalë e Shosh, të cilët po përballen me sfida serioze që prekin jetesën, trashëgiminë dhe të ardhmen e tyre në këto treva historike.

Mirditorët u shprehen se ky udhëtim nuk është thjesht simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe veprim konkret.
Mirdita, ka qenë krah për krah me pjesën tjetër të Veriut në kohë vështirësish, sot rikonfirmon lidhjet e gjakut, të besës dhe të trashëgimisë kulturore me Dukagjinin.

“Jemi nisur drejt Dukagjnit, aty ku është bërë një masakër e jashtëzakonshme. Dora e njeriut e ndërtoi dhe sërish diora e njeriut e shkatërroi. Jemi në mbështetje të vëllezërit tanë. Ne nuk do të bëjmë luftë me qeverinë por të shohim masakrën e bërë nga ky regjim.

…Kur shteti kthehet në një agresor, populli mbledh Kanunin. Është një reagim për t’u mbrojtur. Ajo tokë nuk është e xanun, është e trashëguar nga gjyshërit, është e larë me gjak …

…Mirdita solidarizohet me Dukagjinin” – sepse jemi një, sepse bashkimi është forca jonë më e madhe…”, shprehen ata.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb