Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, një numër jo i vogël punonjësish vendorë, nga nënkryetarë, administratorë dhe drejtorë kanë dhënë dorëheqjen.

Bashkitë janë në kërkim të punonjësve të rinj të kualifikuar.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isafi ka bërë një njoftim në rrjetet sociale ku njofton se janë hapur aplikimet për administrator të 4 njësive administrative.

Postimi
Apliko për adimistrator pranë Bashkia Kolonjë ose web për njësitë administrative: Mollas – Çlirim; qendër Ersekë dhe Leskovik – qendër Leskovik! Mundësi e hapur, barabartë për këdo që dëshiron të kontribuojë për Kolonjën tonë!

(BalkanWeb) 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb