Po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për “Plumbin e Artë”.

Skerdi Tase, mes të dhënave të tjera që ka zbuluar në lidhje me ngjarje të ndodhura më parë, ka rrëfyer gjithashtu se Henrik Hoxhaj kishte kontakte me Nuredin Dumanin.

“Ai më tha se katër vrasje në Durrës, vëllezërit Haxhia dhe Dorian Shkozën e tjetrin i kishte bërë ky. Më tha që kishte marrë pjesë bashkë me një person që e quante “kusho”, që më pas mësova se ishte Nuredin Dumani”, tha ai, ndërkohë që zbuloi edhe një tjetër detaje,.

Sipas tij Hoxhaj ishte i shqetësuar, pasi njolla e gjakut e gjetura tek vëllezërit Haxhia ishte e tij.

Tase ka zbuluar gjithashtu se sipas Hoxhajt, kishte një plan edhe për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.

“Riku më prezantoi te Nuredini si nipçja i tij. Biseduam për kushtet dhe këta tregonin detajet dhe atentatet e Durrësit. Aty morëm dhe një kapar, nja 5 mijë euro, por vetëm më vonë kam mësuar se porositësi i vrasjes ishte Erion Alibej. Dumani na tregoi se Bujar Çela lëvizte me një automjet tip “Benz”. Na tregoi shtëpinë dhe lokalin, por ne ashkëluam si gjë, pasi Riku nuk donte që ta vrisnim”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb