Portieri gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili është gati të nisë aventurën te Liverpool. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mamardashvili u shpreh se kalimi te The Reds është një ëndërr e bërë realitet.
“Mezi pres të filloj të punoj me Alisson dhe të mësoj prej tij. Sigurisht që do të jetë një sfidë. Më pëlqejnë sfidat dhe jam këtu për të dhënë më të mirën time dhe për të ndihmuar ekipin. Ky është një moment i madh për mua sepse po bashkohem me një klub si Liverpooli. Ky nuk është thjesht një transferim, kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua.
Ndihem gati, i motivuar dhe krenar. Kur isha fëmijë, gjithmonë shikoja video të portierëve në YouTube dhe më kujtohen disa portierë të Liverpoolit. Më kujtohet Jerzy Dudek, pastaj Pepe Reina dhe tani Alisson”, – tha ai.
