Juventus dëshiron të mbajë në skuadër Kolo Muanin, por ende nuk është arritur një marrëveshje me PSG.
Në këto kushte, parisienët janë vendosur në lëvizje dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, janë të hapur për opsione të tjera.
Chelsea, për shembull, ka kohë që interesohet për Kolo Muanin, veçanërisht duke marrë parasysh shitjen e Nkunku-s.
Madje edhe Arsenali, nëse marrëveshja me Gyokeres dështon, e ka identifikuar francezin si një alternativë me cilësi të lartë. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
