Edon Zhegrova mund të largohet nga Lille, pas disa sezonesh në Francë. Për sulmuesin dardan nuk mungon interesimi, teksa të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Zhegrova pëlqehet nga Everton, me klubin e Premier League që e shikon afrimin e tij si të duhurin për të përforcuar krahët e sulmit.

Everton është gati të hyjë në tratativa, kartoni i Zhegrovës shkon diku tek 20 deri në 25 milionë euro.

Merkatos e verës pritet të jetë e gjatë, me 26-vjeçarin që duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb