Merkato e Fiorentinës është e fokusuar te Kristjan Asllani. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi violë dëshiron shërbimet e mesfushorit shqiptar, teksa për momentin janë duke u zhvilluar diskutimet midis palëve.

Kartoni i Asllanit vlerësohet diku tek 15 milionë euro, ndërsa në Firenze do të ishin të lumtur nëse do siguronin shërbimet e tij, me një kosto më të ulët.

Opsionet e tjera te Fiorentina nuk kanë përparuar shumë, çka ka bërë që e gjithë vëmendja të jetë te afrimi i mundshëm i lojtarit të kombëtares shqiptare.

Spanjolli Adrian Bernabé, zgjedhja e parë e Piolit, ka bërë me dije se preferon të luajë për Parmën edhe për një vit tjetër, prandaj Fiorentina tani është hedhur në sulm për Asllanin.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb