Brentford ka firmosur me Jordan Henderson një kontratë dyvjeçare. Ish-mesfushori i Liverpool është rikthyer në Premier League, pas një eksperience te skuadra e Ajax.

Klubi anglez i Brentford ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Brentford ka nënshkruar me Jordan Henderson një kontratë dyvjeçare. Henderson, një mesfushor anglez me 84 ndeshje për Tre Luanët, bashkohet me “Bletët” si transferim i lirë pasi u largua nga Ajax në verë.

Mesfushori kthehet në Premier League pas eksperiencave në Arabinë Saudite me Al-Ettifaq dhe në Holandë me Ajax”- shkruan klubi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb