Pas largimit të Stefano Piolit, skuadra e Al Nasser nuk ka vonuar të zyrtarizojë pasuesin e teknikut italian në pankinë. Ekipi pjesë e të cilit është edhe ylli portugez Kristiano Ronaldo, ka zgjedhur të ulë në pankinë Horge Zhezus.
70 vjeçari portugez drejtoi në dy sezonet e shkuara rivalët e Al Nasser, skuadrën e Al Hilal, me të cilët arriti të fitojë gjithçka dy sezone më parë. Zhezus ka firomosu rpër 1 vit me ekipin e Al Nasser, i cili vetëm pak ditë më parë njoftoi edhe rinovimin me Ronaldon deri në 2027. Në karrierën e tij portugezi ka drejtuar disa ekipe me emër si Flamengo, Benfika, Sportingu u Lisbonës apo edhe Fenerbahçe
