Laçi është i detyruar që të përshtatet me realitetin e ri, pasi në sezonin 2025-2026 do të militojë në Kategorinë e Parë. Kurbinasit vijnë në këtë nivel pas 16 vitesh në Superiore, që u shoqëruan me trofe dhe prezantimeve pozitive edhe në Kupat e Europës.

Drejtuesit gjatë kësaj periudhe janë mundur që të injektojnë një frymë të re në klub, duke ia besuar rikthimin në elitë një stafi portugez, me në krye trajnerin Rui Amorim. Laçi u ka dhënë fund pushimeve të gjata, pasi dje skuadra ka zbritur në fushë stërvitore dhe në ditët në vijim presin përforcime në çdo repart.  Fillimin e punës dhe ambiciet për sezonin e ri,klubi i ka pasqyruar përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Instagram”.

Sipas klubit, synimet e skuadrës janë të reja, si dhe uria për sukses mbetet e njëjtë.  Ja njoftimi i Laçit për fillimin e punës për sezonin e ri: “KF Laçi ka kryer sot (dje) paradite seancën e parë stërvitore duke u dhënë kështu startin përgatitjeve për sezonin e ri 2025-2026 të Kategorisë së Parë. Djemtë bardhezi janë vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit të parë, Rui Amorim, dhe ndihmësit të tij, Zhoao Redondo, të gatshëm dhe të motivuar për të dhënë maksimumin në vijim. Synime të reja. E njëjta uri. Jemi kthyer!”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb