Takmi i parë mes Egnatias dhe Breidablik, i zhvilluar para një jave në Rrogozhinë, u gjykua nga arbitra boshnjakë me në krye Antoni Bandiç. Ndërsa në ndeshjen e kthimit, Breidablik-Egnatia, që do të luhet sot, ora 21:00, në Islandë, drejtësinë do ta vendosin një trupë gjykuese nga Skocia.

Kryesor i këtij takimi është 45-vjeçari David Dikinson, me profesion inxhinier ndërtimi, si dhe me eksperiencë në arenën ndërkombëtare si arbitër.

Dy asistentët të tij në këtë takim janë Francis Konor dhe Xhonatan Bell. Arbitër i katërt është Llojd Uilson. Në VAR janë skocezët Kevin Klancy dhe Greg Aitken. Arbitri kryesor e ka për herë të parë në karrierën e tij gjykimin e një ekipi shqiptar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb