Eksperti i njohur Auron Tare, në një intervistë të drejtpërdrejtë në studion e News24, komentoi aksionin për lirimin e hapësirave publike në vend, duke i kushtuar vëmendje të veçantë situatës në Theth.
Sipas Tares, Thethi përbën një aset të veçantë kombëtar dhe evropian, që kërkon një menaxhim të mirëorganizuar dhe të rregulluar me ligj. Ai theksoi se kjo zonë duhet të ketë një plan të veçantë menaxhimi, që të funksionojë si një “kushtetutë” e vetme, me rregulla të qarta për ndërtimet, parametrat e zhvillimit, numrin e shtretërve të lejuar dhe masa të tjera mbrojtëse.
“Të gjitha zhvillimet në zonat e mbrojtura nuk mund të bëhen pa përfshirjen aktive të komunitetit vendas,” nënvizoi Tare, duke theksuar rëndësinë e një dialogu të hapur dhe bashkëpunimit me banorët lokalë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Thethit.
