Pritja e gjatë ka mbaruar. Pas 20 muajsh vuajtjesh dhe problemesh të vazhdueshme fizike, Jude Bellingham më në fund do t’i nënshtrohet një operacioni në shpatullën e majtë.

Mesfushori 22-vjeçar i Real Madridit do të kryejë ndërhyerjen nesër në Londër, për të trajtuar zhvendosjen e muskulit që pësoi nga një dëmtim në nëntor 2023, gjatë një ndeshjeje të La Ligës kundër Rayo Vallecanos.

Kjo ndërhyrje do ta lërë Bellinghamin jashtë fushave për dy deri në tre muaj dhe mund të bëjë që futbollisti të mos luajë dot në tetë ndeshjet e para të La Ligës dhe dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve. Kjo është një humbje e rëndësishme për Xabi Alonson, i cili duhet të bëjë pa një nga lojtarët e tij kryesorë në një fazë vendimtare të sezonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb