Gazetari dhe analisti Erl Murati, duke komentuar në Log, në News24 për opracionet e fundit në Shqipëri kryesisht për lirimin e hapësirave publike, u shpreh se kjo bëhet thjesht për propagandë, pasi sot për sot nuk është ky problemi më i madh që ka vendi ynë.

Murati tha se kjo bëhet pikërisht për të zhvendosur vëmendjen nga disa probleme thelbësore që ka Vlora dhe jo vetëm, duke u shpikur një lloj problemi, që në këtë rast është zënia e hapësirave publike, kur në fakt Vlora nuk ka ujë të pijshëm.

Erl Murati: “Është një operacion marketingu dhe imazhi që Rama bën. Nuk shoh që ai ka ndërmend vërtet të bëjë diçka strukturore apo lirimin e hapësira publike. Është një gjë e bën njëherë në 4-5 vjet, më shumë një operacion mediatik, si shembjet me tritol apo përplasjet me policinë. Edhe ato takimet e deputetëve të PD-së që bëjnë sikur qajnë hallet e banorëve është pjesë e një skenari të mirëmenduar, që është parë në mënyrë të përsëritur.

Sa i përket lirimit të hapësirave publike, nuk është ky problemi kryesor sot për sot në Shqipëri. Vlora, për shembull ka problem me furnizim të ujit të pijshëm apo të djegies së plehrave, probleme shumë më themelore që godasin turizmin dhe nuk është sigurisht fakti vendosja e disa vazove me lule në Lungomare problematika kryesore e Vlorës. Pikërisht për të zhvendosur vëmendjen nga disa probleme thelbësore që ka Vlora dhe jo vetëm, atëherë shpiket një lloj problemi, që në këtë rast është zënia e hapësirave publike. Kjo e fundit është një problematikë që shtrihet nga Veriu deri në Jug, por ka nevojë për një studim të thellë. Po të marrim Tiranën, nuk ka pallat që nuk ka problem më zënien e hapësira publike, pa harruar ndotjen akustike, ndotjen e mjedisit e të tjera.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb