Papa Leo XIV ka dhënë mesazhin e radhës për të ndaluar luftërat në botë. Përmes një videomesazhi, Ati i Shenjtë tha se njerëzimi është në rrezik.

“Është ende e mundur të takohemi, edhe në një kohë përçarjesh, bombash dhe luftërash. Ne duhet të krijojmë mundësi për ta bërë këtë. Të sfidojmë përçarjet dhe të pranojmë se kjo është sfida më e madhe: takimi” – thotë Papa Leo XIV.

“‘Ndeshje’ dhe ‘zemër’ bëhen kështu dy fjalë që duhen kombinuar. Dhe është gjithashtu e bukur që kjo po ndodh në një ngjarje bamirësie, sportive dhe televizive, që mbledh fonde për jetën, për kujdesin, jo për shkatërrimin dhe vdekjen” – shtoi Ati i Shenjtë, duke e përfunduar me një fjali: “Njerëzimi ynë është në rrezik.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb