Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) hodhi këtë të mërkurë shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes penale ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurve të tij, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.
Si rezultat i shortit, çështja i është caktuar gjyqtares Etleva Deda.
Ky zhvillim vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) përfundoi hetimet dhe depozitoi dosjen në GJKKO. Të pandehurit akuzohen për vepra të rënda penale që përfshijnë rrjedhje informacioni sekret, përkrahje të autorëve të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
