Policia tajlandeze ka arrestuar një grua të njohur me nofkën “Zonja Golf”, e cila akuzohet për marrëdhënie seksuale me murgj.

Më pas ajo ka shantazhuar të paktën nëntë prej tyre ndërsa ka përfituar një shumë prej 11.9 milionë dollarë nga shantazhet gjatë tre viteve të fundit.

Hetuesit zbuluan në shtëpinë e saj mbi 80,000 foto dhe video të përdorura për të kërcënuar murgjit, të cilët më pas i transferonin shuma të mëdha parash. Rasti u bë publik kur një abat në Bangkok u tërhoq papritur nga jeta murgjore pas shantazheve të saj.

Policia tha se “Zonja Golf” kishte pretenduar edhe se kishte mbetur shtatzënë nga një murg dhe kërkonte mbështetje financiare. Paratë, sipas hetimeve, janë përdorur pjesërisht për lojëra fati online.

Skandali ka tronditur institucionin e respektuar të Budizmit tajlandez, që prej vitesh është përballur me akuza për krime seksuale, korrupsion dhe trafik droge. Si reagim, Këshilli Suprem i Sanghas ka paralajmëruar rishikim të rregullave të manastireve, ndërsa qeveria po kërkon masa ndëshkuese më të rrepta për murgjit që shkelin kodin etik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb