Jannick Sinner jo vetëm është nr.1 në aspektin sportiv në tenis, e konfirmuar kjo pas suksesit të fundit në Wimbledon ndaj Carlos Alcaraz, por pritet të shndërrohet edhe në sportistin më të pasur pas përfitimeve që italiani pritet të marr nga suksesi i turneut britanik.

Jannik Sinner në një vit të artë si 2025, kur ai ka fituar Wimbledon, ka humbur për pak Roland Garros dhe ka triumfuar në Australian Open, vlerësohet se mund të përfitojë rreth 50 milionë euro brenda vitit.

Një shifër shumë e lartë, sidomos duke pasur parasysh që numri 1 i botës ka qenë i pezulluar për doping për tre muaj.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Sinner ka 13 marrëveshje sponsorizimi, përfshirë: Nike, Gucci, Rolex, Lavazza, Fastweb, Intesa Sanpaolo, Panini, Pigna, De Cecco, La Roche-Posay, Enervit

Këto kontrata i sjellin 30 milionë euro në vit (16 milionë nga sponsorët teknikë dhe 14 nga të tjerët). Shto këtu edhe bonuset që varen nga rezultatet dhe fitimet nga produktet që mbajnë emrin e tij.

Në vitin 2025 do të marrë pjesë edhe në një ndeshje demonstrative në Riad dhe, nëse vazhdon të fitojë, mund të shtojë edhe rreth 20 milionë euro të tjera, duke arritur në totalin prej 50 milionë euro për vitin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: