Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në qytetin e Vlorës, këtë herë me një helikopter ushtarak, i cili është ulur në ish-fushën e aviacionit.

Më pas ai është drejtuar menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ende nuk është bërë publike axhenda zyrtare e kësaj vizite, duke shtuar spekulimet për qëllimin e saj, veçanërisht për faktin se kjo është vizita e tretë e kreut të qeverisë në Vlorë brenda një periudhe të shkurtër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb