Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar pedagogu i universitetit “Luarasi” Afrim Osmani i cili diskutoi ndryshimet e ndodhura në pushtetin vendor pas dorëheqjeve të kryetarëve të bashkive në qytetet e Shqipërisë.
Osmani tha se qeveria duhet të kishte hartuar një plan të mirëfilltë dhe se problemet janë të rënda nëse nuk ka plane të qarta. Ai shtoi se partitë politike duhet të nxjerrin planet dhe të organizohen.
Më tej Osmani theksoi se aksioni i shembjeve të IKMT për godinat pa leje në Theth mund të sjellë edhe dështimin e komunikimit midis pushtetit lokal dhe vendor.
“Opozita ka shumë të drejtë dhe duhet parë se çfarë ndodh edhe pas të denoncimit. Të gjitha palët kanë bërë të njëjtën gjë. Qeveria duhet të kishte hartuar një plan të mirëfilltë. Për mua problemet janë shumë të rënda nëse nuk kemi plane të qarta. Partitë politike të nxjerrin planet dhe të organizohen. Problemi është se është më e rëndësishme procesi se rezultati. Nëse kryeministri Rama zgjedh këtë lloj aksioni do të thotë se ka dështuar komunikimi i pushteti lokal dhe vendor”, përfundoi Osmani
(BalkanWeb)
