Sulmuesi i Lazios, Pedro, dha një intervistë për kanalet zyrtare të klubit, ku foli edhe për rikthimin e Maurizio Sarrit në krye të ekipit.
“E njohim Sarrin, e dimë si punon, është një trajner i fortë që ka fituar në të kaluarën. Është një mundësi e shkëlqyer për ne, është kënaqësi të punojmë përsëri me të. Ka disa lojtarë që ai nuk i njeh, por ai po i teston dhe do të shohim se si përshtaten. Sidoqoftë, besoj se niveli ynë mund të na lejojë të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve; kjo është ajo që duhet të synojmë ndërsa qëndrojmë këtu te Lazio.”
