Zeqir Kordhoni, i pari në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma -Shqipëria Bëhet”, ka kërkuar në KQZ se do të mbajë mandatin e deputetit që fitoi në zgjedhjet e 11 majit.

Pas “shpërthimit” të kreut të partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj,  ndaj Kordhonit dhe nipit të tij Endrit Shabani, ka reaguar ky i fundit, por ndryshe nga Lapaj ka zgjedhur të flasë përmes poezisë së Dritëro Agollit:

“Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja në furtunë;

Ku ta dija unë i ngrati

Se armiku isha unë”, shkruan Endri Shabani në facebook.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb