Kryetari i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani në një postim të gjatë në facebook i përgjigjet akuzave të bashkëkryetarit të koalicionit në zgjedhjet e 11 majit, Adriatik Lapaj se po kërkon t’ja marrë mandatin.
Shabani thotë se ndjen keqardhje nga deklarata e nxituar e Tikut ku e shpall atë armikun e klasës .
Më tej ai shpjegon gjerësisht se si qëndron e vërteta sipas tij.
“𝐄 𝐩𝐚𝐫𝐚, 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐤𝐨𝐚𝐥𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐍𝐢𝐬𝐦𝐚 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 𝐁ë𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐪ë𝐧ë 𝐤𝐮𝐫𝐫ë 𝐢 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐭𝐢𝐤𝐮𝐭.
Tiku mund të jetë mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, ai nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!
Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.
Pra nëse nuk do ishim në koalicion, Shqipëria Bëhet do ishte jashtë Parlamentit. Kështuqë në vend që të më sulmojë Tiku duhet të më falenderojë!
𝐄 𝐝𝐲𝐭𝐚, 𝐙𝐞𝐪𝐢𝐫𝐢 𝐞 𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐓𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐭 𝐛𝐮𝐫𝐫ë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit.
Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatik Lapaj është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij.
Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet.
Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.
Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.
𝐄 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐚, 𝐧ë𝐬𝐞 𝐓𝐢𝐤𝐮 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐯𝐣𝐞𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐩ë𝐫𝐬𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐣 𝐮𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢 𝐩ë𝐫 𝐝𝐚𝐣ë𝐧 𝐭𝐢𝐦? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale.
Dhe në fakt, si njeriu që firmosi listat, dhe që i vonoi dëri në 12 të natës, Tiku ka përgjegjësinë totale që gabimisht e futi Zeqirin në listë të mbyllur, duke e zëvendësuar me Majlina Zikon. Tani më kërkon mua përgjegjësi për një çorbë që e gatoi vetë!
Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, por as nga Adriatiku. Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, reagoi. Ndërkohë që unë përpiqesha të qetësoja situatën, Tiku zgjodhi rrugën e presionit. Dhe kur Zeqiri u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, vendosi të mos kthehej mbrapsh.
Të jem i sinqertë, unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e Zeqirit, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët nuk di çfarë të them.
Në fund të ditës, ne nuk po luftojmë që të zëvendësojmë ujqërit e vjetër me këlyshë të rinj që të vrasin për pushtet. Po luftojmë që politika të ketë një tjetër fytyrë: të ndershmërisë dhe fjalës së mbajtur. Dhe kjo betejë nuk do të ndalet nga ata që duan të kapin karrige, por do të fitohet nga ata që mbajnë fjalën edhe kur karrigia u kalon pranë.
