Klubi i Vorës do të vijojë përgatitjet për sezonin e ri në Ohër, ku nga e hëna do të nisë punën e mirëfilltë nën urdhrin e trajnerit Arjan Bellaj. Debutuesit në Superiore duan të bëjnë sa më mirë në elitë dhe për këtë arsye, kanë vendosur pikërisht të zhvendosen pranë liqenit në kushte sa më të përshtatshme.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Vora ka planifikuar edhe ndeshje miqësore, për të parë gjendjen e skuadrës. Vetë klubi bëri të ditur se janë tre të tilla të programuara deri tani, që nisin me një përballej me rivalët në Superiore të Teutës, për të vazhduar me FC Arsimin dhe Shkupin, dy skuadrat e kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë kësaj periudhe, skuadrës pritet t’i afrohen disa futbollistë të tjerë, që trajneri Bellaj do të ketë mundësinë t’i shohë në veprim pikërisht në këto ndeshje në fazën përgatitore.
