Chelsea i Enzo Maresca-s po përpiqet të zvogëlojë skuadrën, pas suksesit në Kupën e Botës për Klube. Blutë e Londrës kanë shitur portierin Djordje Petrovic te Bournemouth për 25 milionë £.

Petrovic, pasi kreu vizitat mjekësore, firmosir një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2030.

“Gardiani” serb, mbahet mend për faktin se i priti penalltinë Manajt, në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Petrovic luajti sezonin e kaluar si huazim te Strasbourg në Ligue 1, klub ky që pjesë e strukturës së shumëpronësisë së Chelseat.

Petrovic ishte numri 1 i portës së Chelseat në gjysmën e dytë të sezonit 2023/24 nën drejtimin e Mauricio Pochettino, por humbi pozitat e tij pas ardhjes së Enzo Maresca-s.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb