Situatës së vështirë me zjarret në vend i është shtuar edhe një vatër tjetër në orët e pasdites në Pukë. Zjarri ka rënë në sipërfaqet pyjore të Qafë Qelës.

Zjarri është përhapur në të ashtquajturën ekonomia pyjore mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarrfikës nga të dyja bashkitë janë të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka rënë në të njëjtin vend ku u shfaq një vit më parë. Flakët kanë përshkuar një sipërfaqe të madhe me shkurre. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë vatër zjarri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb