Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Log” u shpreh se partia e tij ka fituar garën në zgjedhjet e 11 majit, në raport me partitë e reja.
Shehu tha se do donin një rezultat më të mirë, por çdo ndryshim ka një proces.
Sipas tij, lajmi i keq është që duhet të punojmë më shumë në zonat rurale.
“Ishte viti i parë i krijimit të kësaj partie. Kam qenë financuesi i vetëm i kësaj partisë, kjo i përket një fazë fillestare. Tani kemi filluar një proces riorganizimi, dhe po strukturohemi si një parti perëndimore, me një plan afatgjatë”, u shpreh Shehaj.
Agron Shehaj: Kam qenë garues, jam kryetar partie me një grup të rinjsh për një projekt politik të ri për të dhënë një alternativë në politikën shqiptare.
Nëse do shikojmë zgjedhjet e fundit, themi që qartësisht e fituam garën, nëse ka patur garë mes partive të reja. Do donim një rezultat më të mirë se patëm, shumë presin që gjërat të ndryshojnë brenda ditës, çdo ndryshim ka një proces.
Krijuam një parti politike para 1 viti, askush nuk besoi se do hynim në parlament. Kemi patur një rezultat të mirë sidomos në qendrat urbane. Kemi patur një rezultat zhgënjyes në fshatra dhe zona rurale. Kjo është gjë e mirë, se vlerësohemi nga profesionistët, shtresa e mesme.
Lajmi i keq është që duhet të punojmë më shumë në zonat rurale. Ishte viti i parë i krijimit të kësaj partie. Kam qenë financuesi i vetëm i kësaj partisë, kjo i përket një fazë fillestare. Tani kemi filluar një proces riorganizimi, dhe po strukturohemi si një parti perëndimore, me një plan afatgjatë.
