Për kreun e “Mundësisë”, Agron Shehaj, i cili gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, pati një përplasje me Adriatik Lapajn, ajo çfarë po ndodh mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” ishte e pritshme.
I ftuar në “Log”, Shehaj tha se nuk ka njeri në Shqipëri që njeh politikën dhe të mos ketë kuptuar se, ajo gjë do të përfundonte vetëm në atë mënyrë si përfundoi.
Nga ana tjetër, kryetari i partisë “Mundësia” i cili do të jetë në parlament si deputet i ri në legjislacionin që nis në shtator, tha se ndryshe nga këto parti, “Mundësia” do të bëjë një politikë serioze, bazuar në mbajtjen e premtimeve.
Agron Shehaj: Ishte një gjë që pritej, nuk ka njeri në Shqipëri që njeh politikën mos të ketë kuptuar se ajo gjë do të përfundonte vetëm në atë mënyrë si përfundoi. Ne do të përpiqemi që ti japim shqiptarëve një politikë serioze, politikanët gjykohen për premtimet që japin.
Kjo është politika dhe nëse duam të bëjmë kontrastin me politikanët e vjetër, do e bëjmë pikërisht mbi këtë gjë. Jemi përqëndruar tek alternativa jonë. Se cfarë mendoj unë për Adriatik Lapaj e kam thënë dhe faktet më japin të drejtë.
(BalkanWeb)
