Luka Modric zgjodhi të transferohej te Milani, pas disa sezonesh te Real Madrid.

I mirënjohuri Bobo Vieri, në një intervistë të dhënë së fundmi, vlerësoi në maksimum mesfushorin kroat.

“Ishte një mundësi unike. Absolutisht do të kisha nënshkruar një kontratë njëvjeçare me të.

Në Itali, një futbollist i klasit të tij mund të luajë 40 ndeshje me një cigare në gojë”- tha Vieri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb