Noa Lang është transferuar te Napoli. Lajmi për transferimin e sulmuesit holandez, është bërë publik së fundmi, nga klubi kampion i Italisë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Transferimi i tij ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Conte. Lang ka luajtur me PSV në sezonin e fundit në kampionat në 29 ndeshje dhe ka realizuar 11 gola, ndërsa ka dhuruar 10 asiste.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb