Sipas mediave, Granit Xhaka nuk do t’i bashkohet Neom SC këtë verë. Pasi ranë dakord për kushtet personale me mesfushorin, oferta fillestare prej 8 milionë eurosh e ekipit arab u refuzua nga nga Bayer Leverkusen.

Duke mos dashur të rrisin ofertën e tyre, Neom SC tani është tërhequr nga gara.

Sunderland dhe Fenerbahce janë aktualisht pretendentët kryesorë për nënshkrimin e Xhakën, megjithëse lojtari thuhet se po pret ofertën më të mirë të mundshme.

Një qëndrim te Leverkusen mbetet gjithashtu një opsion, me lojtarin që shpreson se e ardhmja e tij do të sqarohet së shpejti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb