Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që KQZ-ja të njohë dorëheqjet nga kandidimi të disa personave që ishin në listën e mbyllur të koalicionit që drejtonte për Qarkun Tiranë, në zgjedhjet e 11 majit.

Kjo kërkesë vjen pasi një prej kandidatëve të listës së mbyllur, Kleana Xhuveli, ka kërkuar revokimin e dorëheqjes së saj, nga mandati i fituar. Shqipëria Bëhet mori një mandat në Tiranë në zgjedhjet e 11 majit.

Lapaj
Lapaj

Fillimisht Xhuveli hoqi dorë nga mandati për t’i hapur udhë Lapajt të marrë mandatin nga lista e hapur.

Por më pas, doli një tjetër kandidat nga lista e mbyllur, që nuk hapi udhë, këtij mandati për Lapajn dhe ishte pikërisht Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, aleat i Lapajt.

Daja u bë dhe molla e sherrit mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, që kulmoi dje në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb