Gjendet e pajetë në banesë një 63-vjeçare, shtetase amerikane që jetonte prej vitesh në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve që jep gazetarja e Neës24, Shpresa Dine, mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe viktima është Sharly Lynn Chaddick.

Ajo prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte në Sarandë. Trupi i saj është transportuar në morgun e qytetit nga ku do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb