Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës.

Nga përplasja e mjeteve u lënduan 4 persona, ku një është në gjendje të rëndë. Këtë edhe e thotë edhe njoftimi i policisë:

“Në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”, automjeti me drejtues shtetasin R. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H..

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Ç.H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb