Sulmuesi Richarlison mund të largohet nga Tottenham. Ai është shprehur i gatshëm për të nisur një aventurë të re, teksa nuk ka munguar interesimi.
Megjithatë, Spurs qëndron i palëkundur në vlerësimin e tyre prej 55 milionë funtesh, duke e komplikuar ndjeshëm një marrëveshje të mundshme.
Richarlison ndiqet nga disa ekipe në Brazil. Fluminense është klubi i fundit që i bashkohet garës për këtë futbollist, ndërsa pas dere qëndron edhe Palmeiras.
Presidentja e Palmeiras, Leila Pereira, po udhëheq personalisht negociatat, edhe pse tratativat duken shumë të vështira.
