Pas dështimit të transferimit të Nico Williams, Barcelona vijon të jetë në kërkim të një blerje të madhe për të forcuar ekipin për sezonin e ri.

Emrat që qarkullojnë në korridoret e zyrave të katalanasve janë të shumtë, por së fundmi ka dalë në skenë Xavi Simons.

22-vjeçari holandez, i formuar në ekipin e të rinjve të Barçës dhe aktualisht në kontratë me Paris Saint-Germain, shihet si përforcimi i duhur për gjigandët spanjollë.

Mesfushorin e tërheq projekti blaugrana por gjithsesi operacioni duket në kufijtë e të pamundurës, pasi kartoni i futbollistit vlerësohet me 70 milionë euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb