Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka i ftuar në emisionin “Log” në Neës24, e ka cilësuar vendimin e fundit për shkrirjen e këtij institucioni si një sulm që i është bërë ndër vite.

Juka tha se në vend që të suportohej nga qeveria apo institucionet që kishin marrëdhënie me të, apo dhe qytetarët, ky institucion u sulmua në vazhdimësi dhe këtë e tregon dhe ndërrimi i drejtuesve, 12 në 15 vitet e fundit.

‘AKU u sulmua dhe sulmi më i fundit është ky që po ndodh tani. Kur ndërrohen 12 drejtorë, degjeneron dhe sistemi.

Kujtoj trupat inspektuese të karantinës në portin e Durrësit, nuk kishte veterinerë, por punësoheshin agronomë etj. Edhe në pjesën e karantinës fitosanitare nuk kishte agronomë. Ishte një inkopetencë e vazhdueshme.

Janë bërë ndërhyrje në ligjin e shërbimit veterinar. Nuk ja le dot të drejtat e detyrat një institucioni.

Genc Juka: U surprizova kur dëgjove lajmin. Në vitin 2009 isha në atë kohë deputet dhe kam qenë moderator i ligjit të ushqimi. Ishte një nga kërkesat kur ishim kandidat potencial për në BE. Ishin dy kërkesa, ndërtimi i ligjit të ushqimit, e dyta për agjencinë e pagesave, politika bujqësore evropiane. Jam emëruar drejtori i parë i AKU. Kaloi në dy stade në atë kohë AKU me mbështetje serioze dhe vëmendje të BE, ku ishte një strukturë e BE-së për ndërtimin e sistemit me vlerë konsulence 3 mln e ca euro.

Faza e dytë konsolidimi i sistemit me po kaq vlerë. Më vonë BE dha edhe 10 mln euro për ndërtimin e selive të AKU-së në 10 qarqe. Ishte një punë serioze dhe AKU ishte i sapolindur. U sulmua mjaft por krijoi një lloj identiteti. Pikërisht në këtë moment u sulmua. Iu morën zyrat.

AKU duhet të suportohej nga qeveria, nga të gjitha institucionet që kishin marrëdhënie me të, mediat, nga qytetarët, sepse ishte sistemi që do ti mbronte ata por kjo nuk ndodhi. AKU u sulmua dhe sulmi më i fundit është ky që po ndodh tani. Kur ndërrohen 12 drejtorë, degjeneron dhe sistemi.

Kujtoj trupat inspektuese të karantinës në portin e Durrësit, nuk kishte veterinerë, por punësoheshin agronomë etj. Edhe në pjesën e karantinës fitosanitare nuk kishte agronomë. Ishte një inkopetencë e vazhdueshme.

Janë bërë ndërhyrje në ligjin e shërbimit veterinar. Nuk ja le dot të drejtat e detyrat një institucioni.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb