Drejtori i qendrës “Alert”, Granit Sokolaj, i ftuar në emisionin Log. në News24, për të folur për sigurinë ushqimore, u shpreh se është reformës institucionale të AKU-së, por në këtë mënyrë drastike pezullimi që u bë së fundmi.
Sokolaj theksoi se një inspektor nuk merr dot para lehtësisht nëse nuk ka një miratim në heshtje nga një epror i tij apo nuk i shpërndan ato para.
Granit Sokolaj: “Jam pro institucionalisht reformës së inspektoriatit, përfshirë AKU-në, shkrirjen e tre inspektoriateve në një. Kjo i shërben sigurisë ushqimore dhe zinxhirit komandues. Por mënyra se si po bëhet aktualisht, në gjykim tim është krejtësisht e gabuar.
Të pezullosh AKU-në si një rrufe në qiell të hapur, pa asnjë indicie, është krejtësisht e gabuar. Drejtoria e Tatimeve publikoi shifrat për 20 ton të bllokuar në port, a thua se kjo është një çështje për evazionin fiskal.
Do të jenë 58 ligje që do të ndryshojnë në kuadrin e inspektimeve në Shqipëri. BE nuk bën inspektime. Në gjithë fushatat që ka bërë kryeministri nga 2013, nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të flasë për sigurinë ushqimore. Këtë të fundit e ka përdoru vetëm para 3 ditësh kur nisi aksioni. Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjëra të mira, por jo në këtë mënyrë drastike. Rama me siguri e ka ditur që AKU bën zullume, por natyrisht që brenda ka njerëz me vlera.
Një inspektor nuk merr dot para lehtësisht nëse nuk ka një miratim në heshtje nga një epror i tij apo nuk i shpërndan ato para. Nuk mundem të vij unë të biznesi yt nëse nuk kam mbështetjen e drejtorit tim për të të kërkuar ca para për të fshehur diçka.”
(BalkanWeb)
