Izraeli ka përsëritur se “ndjen keqardhje të thellë” për sulmin ndaj kishës së vetme katolike të Gazës, i cili sipas tij u shkaktua nga një “goditje me municion të humbur”.

Një deklaratë nga zyra e kryeministrit Netanyahu për X tha: “Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ne ndajmë hidhërimin e familjeve dhe besimtarëve.”

“Jemi mirënjohës ndaj Papa Leos për fjalët e tij ngushëlluese. Izraeli po heton incidentin dhe mbetet i përkushtuar për të mbrojtur civilët dhe vendet e shenjta”, shtoi ajo.

Të paktën tre persona u vranë në sulm, i cili është dënuar gjerësisht nga udhëheqësit botërorë dhe Papa Leo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb