Milan ka ndërhyrë në merkato, teksa ka siguruar firmën e portierit Pietro Terraçiano. Ai ka nënshkruar një marrëveshje, të vlefshme deri në 30 qershor 2026.

“AC Milan njofton blerjen e përhershme të lojtarit Pietro Terraçiano. Portieri italian ka nënshkruar një kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2026, me mundësi zgjatjeje deri më 30 qershor 2027, në varësi të kushteve të caktuara.”

35-vjeçari është aktivizuar së fundmi te Fiorentina, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Salernitanën dhe Empolin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb