Ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli ishte i ftuar në studion e News24, ku foli për aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Kadilli e cilësoi këtë aksion populist, por në fakt është provë e dështimit të qeverisë.

“Ky Edi Rama tani e pa që po ndërtohet pa leje? Pse ndërtojnë njerëzit pa leje. Bashkia ka të drejtë të hartojë vetë planet e rregullimit por nuk i bën”, tha Kadilli.

 

“Pra ti nuk bën plane, nuk jep leje, ti nuk mund të prishësh. Heshtja përkthehet me miratim, Rama tani e pa që janë kryer pa leje.

Opozita është në hallin e vet, secili do të sigurojë veten. Berisha do të ketë monopolin, ai nuk e ka bashkuar opozitën, e ka jashtë.

Nuk është çështje individi por alternative. Po të shihni vetëm Berisha del në deklarata publike. Opozita e ka tradhtuar misionin e vet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb