Një denoncim për bluzat e bardha për shkak se familjari humbi jetën vjen nga Erseka.

Në Komisariatin e Policisë Kolonjë një 47-vjeçare ka kallëzuar stafin mjekësor të një klinike pasi pretendon se nuk e kanë diagnostikuar si duhet bashkëshortin e saj, i cili ka humbur jetë disa muaj më parë.

Për këtë ngjarje është policia vendase që ka raportuar denoncimin duke dhënë detaje:

“Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e ka diagnostikuar si duhet.”

Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb