Edmond Panariti, ish-ministri i bujqësisë, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, për të folur për sigurinë ushqimore në vend, u shpreh se ky aksion bëhet tani sepse është kërkesë e panegociueshme e BE-së.
Panariti theksoi se edhe fiskalizimi është shumë i rëndësishëm. Sipas tij, fiskalizimi të bën të ligjshëm në treg dhe për pasojë edhe të gjurmueshëm, në rast se ndodh një skandal ushqimor, është një element i gjurmueshmërisë.
Edmond Panariti: “Është një aksion, por duhet të ishte një finale e një procesi që duhet të kishte nisur prej kohësh. Pse ndodh tani? Ndodh tani sepse presioni që po vjen nga BE është shumë i madh. Shqipëria ndodhet në procesion e hapjes së gjithë kapitujve, ka një objektiv që brenda këtij mund të hapen të gjitha dhe brenda tyre janë edhe tre kapitujt e bujqësisë. Në mes tyre është edhe kapitulli për sigurinë ushqimore, një nga më të vështirët dhe më kërkues nga BE, sepse ka të bëjë edhe me sigurinë edhe të konsumatorit të tij.
Prandaj kërkohet të disiplinohet pasiguria ushqimore në Shqipëri. Ky presion po shkon tashmë në maksimum ndaj qeverisë shqiptare. Prandaj po shkojnë paralelisht çështja e shkrirjes së AKU-së dhe ajo fiskalizimit. Këto sepse janë dy kërkesa ta panegociueshme nga BE. Fiskalizimi të bën të ligjshëm në treg dhe për pasojë edhe të gjurmueshëm. Në rast se ndodh një skandal ushqimor, është një element i gjurmueshmërisë.”
(BalkanWeb)
