“Ata njerëz i kanë bërë shumë dëm familjes sime. Shpresoj të bëhet drejtësi”.

Këto kanë qenë fjalët e Flamur Sulës, babait të Ilarias, pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij, e cila ndodhi marsin e kaluar në Romë.

Familja e viktimëse jeton në Terni dhe babai i saj komentoi vendimin për ANSA-n.

“Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe është e padrejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, përfundoi Flamur Sula.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb