E ardhmja e Luis Díaz duket gjithnjë e më e largët nga Liverpooli. Sipas Bild, anësori kolumbian ka arritur tashmë një marrëveshje me Bayern Munich për një kontratë katërvjeçare, që do të zgjasë deri në vitin 2029, me një pagë prej 14 milionë eurosh në sezon.

Bayern e ka identifikuar Díaz si përforcimin e duhur për krahët. Oferta e parë e paraqitur te Reds – 52 milionë euro – u refuzua, si dhe e dyta, për 67.5 milionë euro.

Liverpool, klub i cili afroi lojtarin për 54 milionë euro, ka pretendime të mëdha për çmimin e kartonit, veçanërisht pas humbjes serioze të Diogo Jota.

Sipas asaj që shkruhet, nevojitet një marrëveshje midis klubeve. Díaz, nga ana e tij, ka shprehur qartë dëshirën e tij për t’u transferuar te gjigandët e Bundesligës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb